Mbrëmje ruse ne Durrës - Vizion Plus - News - Lajme
Ditët e kulturës ruse kane mundësuar tingujt e Orkestrës se Shën Peterburgut qe performoi live ne teatrin “Aleksandër Moisiu te Durrësit“.
Se bashku me grupin Bis-Quit, orkestra ka sjellë për publikun durrsak një performancë unike me pjesët më të mira. Koncerti i ansamblit “Bis--Quit“ në teatrin “Aleksandër Moisiu“ u ndoq përveç artdashësve, edhe nga ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Leonid Abramov. Duke vlerësuar 20-vjetorin e rivendosjes se marrëdhënieve Shqipëri-Rusi, diplomati rus theksoi se lidhjet mes dy vendeve nuk duhet te mbeten vetëm ne kuadrin kulturor. Përzierja e tingujve te instrumenteve popullore me ato te saksofonit dhe pjesët e interpretuara nga grupi muzikor rus si “Katjushka“ apo “Sytë e zinj“, janë shoqëruar me duartrokitje nga spektatoret durrsake.
Days of Russia
23 views
0
0
12 months ago 00:01:53 1
Ansambli rus “Jarmarka”, muzikë tradicionale dhe tinguj folklorikë në Korçë
13 years ago 00:01:01 23
Mbrëmje ruse ne Durrës - Vizion Plus - News - Lajme