Tirana (në dialektin lokal: “Tirona“) është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë.
Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.
Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet.
Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vit