Propagande iraniane dhe dizinformim

Ne videon me siper Olsi dhe Gjergji diskutojne shkrimin: “Propaganda iraniane mbetet aktive në hapësirën digjitale në gjuhën shqipe“ te botuar nga gazetari Besar Likmeta ne portalin dhe OJQ-ja sorosiste BIRN. Olsi dhe Gjergji analizojne permbajten e shkrimit i cili “demaskon“ propaganden iraniane dhe dezinformimin ne Ballkan. Diskutohet sulmi i organizates amerikane-sorosite ku Patris Pustina i ka fshire Olsit ne facebook nje postim mbi Vjosa Osmanin, si kukull e imperializmit amerikan. Me pas diskutohet sulmi policor qe policia e Muhamet Rrumbullakut ka bere kunder portalit dhe ka arrestuar e burgosur gazetarin Ervis Hasanaga. Ne video tregohet sesi marreveshja qe sekretari i shtetit amerikan Anthony Blinken nenshkroi me Edi Ramen ne shkurt 2024 per te luftuar dizinformacionin tani po perdoret nga policia e shtetit per te heshtur gazetaret qe ekspozojne korrupsionin ne polici, nga regjimi i Edi Rames per te heshtur zerat kunder regjimit; nga punetoret e Sorosit dhe OJQ-ve te financuara nga amerikanet ne Shqiperi per te vjedhur fonde dhe gjetur armiq imagjinare. Olsi dhe Gjergji shkrimin e BIRN-it e shohin si nje perpjekje e deshperuar per te gjetur armiqte e dizinformacionit dhe propaganduesit e Iranit ne Shqiperi, ne menyre qe BIRN dhe OJQ te tjera te kene nje mundesi me shume per te marre leke nga ambasadat amerikane, perendimore, Sorosi etj. Lufta kunder dizinformacionit po perdoret nga regjimi dhe policia per te heshtur median e lire, dhe nga OJQ-irsat e Tiranes per te vjedhur para te reja nga amerikanet, tani qe lufta kunder xhihadisteve te ISIS-it ka marre fund. Armiku i ri nuk eshte me xhihadisti, por gazetari qe boton dhe ekspozon lajme qe regjimi nuk i do. Ky gazetar tanime damkoset si dizinformator.
Back to Top