The Message (Mesazhi Islam) Albanian 1080p

Përmbajtja: Filmi Mesazhi fillon me skenën ku tre kalorësit e dërguar nga Muhammedi (paqja qoftë mbi të) për t’i ftuar perandorët e asaj kohe që të e pranojnë Islamin si udhëzim , Zotin një dhe Muhammedin të dërguar të tij. Në 117 minutat e filmit shfaqet koncepti i lindjes dhe përhapjes së Islamit, luftërat dhe e tërë jeta e Muhammedit (paqja qoftë mbi të). Karakteristike është edhe pse filmi lidhet në dy paralele ku njëra është Islami dhe tjetra jeta e Muhammedit (paqa qoft mbi të) prapë se prapë në këtë film me shqyrtimin me institutet e larta Islame duke marrë parasysh ligjet Islame nuk është paraqitur asnjë karakter artistik i Muhammedit (paqja qoftë mbi të). Stafi realizues: Ekipi i plotë i cili ishte i kyçur në realizimin e filmit ishin: Regjisor: Moustapha Akkad, Gus Agosti ass, Abdessamad Dinia ass., Carlos Gil ass. Skenaristë: . Craig, Tewfik El-Hakim, A.B. Jawdat El-Sahhar, A.B. Rahman El-Sharkawi dhe Mohammad Ali Maher Producent: Moustapha Akkad, Harold Buck ass. dhe Mohammad Sanousi ass. Muzika: Maurice Jarre Kinematografia: Said Baker, Jack Hildyard, Ibrahim Salem Editues: John Bloom Kasting: Maude Spector Dizajni prodhimit: Maurice Fowler, Tambi Larsen Drejtor arti: Norman Dorme, Abdel Moneim Shoukry Kostumet: Phyllis Dalton Grimimi: Alan Boyle dhe Neville Smallwood Menaxhmenti i prodhimit: Geoffrey Helman - mbikëqyrës, Moustapha Hijaouy - menaxher, Robert Simmonds - menaxher Departamenti i artit: Albert Blackshaw, Nejib Khoury, Terry Parr Zëri: Chris Greenham - editues, David Hildyard - xhirues, Gerry Humphreys - ri-rekordues Kamera dhe Elektrika: James Bawden - kameraman, John Fenner - grafik, Kelvin Pike - kameraman Interpretojnë: Anthony Quinn si Hamza, Irene Papas si Hind, Michael Ansara si Abu Sofyan, Johnny Sekka si Bilal, Michael Forest si Khalid, Ahmed Abdelhalim si Uriqat, Habib Ageli si Hudayfa Vendet e xhirimit: Lbia Maroku Mekka dhe Medina pamje nga jashtë Triviale: Filmi u xhirua pa bërë ndonjë aktor rolin e Muhammedit (paqja qoftë mbi të) as në fotografi as në zë, kjo rregull u zgjerua në gratë e tijë, vajzat e tijë dhe djemt e tijë. Kjo rregull e le xhaxhain e Muhammedit (Hamzën, interpretuar nga Quinn, Anthony si karakter kryesorë. Në filmin komplet, aktorët flasin drejtpërdrejtë në kamerë dhe pastaj pohojnë ndaj dialogut të pa dëgjuar. Muhammad Ali ka shprehur interes në interpretimin e rolit të Bilallit, por regjisori Moustapha Akkad ka refuzuar duke deklaruar se interpretimi i tij “do t’i binte flakaresh (figurativisht) komercializmit“. Xhirimi i filmit u ndërpre kur financuesit tërhoqën përmbajtjen e tyre duke i lënë aktorët dhe ekipin për dy javë në Maroko (në hotel me kushte shumë të dobëta). Financimin nuk e vazhdoi askush përpos udhëheqësit libanez Muammar al-Gaddafi. Universiteti Al-Azhar në Kairo dhe Kongresi i Lartë Islam i Shiave ishin të kyçur në dëshmimin e vërtetësisë së filmit. Në paraqitjen fillestare të filmit shumë vende të Lindjes së Mesme kundërshtuan emetimin e filmit për shkak se udhëheqësit nuk pëlqenin idenë e të pasurit të tregimit të Profetit (a.s.) në film. Ky film u xhirua në të dy gjuhët anglisht dhe arabisht me dy aktrime të ndryshme. Skenat u xhiruan duke u përsëritur në të dy gjuhët. U nevojitën 4 muaj e gjysmë në ndërtimin e vjetër të Mekës Filmi është përkthyer në më shumë se 12 gjuhë. (film)
Back to Top